Koha po kalon, brenda më pak se 40 ditëve Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ditën e sotme presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sërish takime me përfaqësues të partive politike në lidhje me negocimin e një date për zgjedhjet e parakohshme paralamentare. Osmani takoi ditën e sotme përfaqësues të koalicionit (NISMA-AKR)dhe të Grupit 6 +.
Takimet nisen zyrtarisht ditën e djeshme, ku i pari që Osmani priti ishte lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që më pas u ndoq nga përfaqësues të partive të tjera. Lëvizja Demokratike e Kosovës, ka qënë e vetmja që ka propozuar një datë, duke kërkuar 7 shkurtin, por ende nuk ka pëlqim nga palët e tjera. Ndërkohë që PDK ka zgjedhur Enver Hoxhajn sot si kandidatë për Kryeministër. Ndërsa nga partitë e tjerë nuk ka ende anjë emër. Kryeministri Avudullah Hoti u shpreh për mediat, se ende nuk është caktuar se kush do të jetë kandidati për kryetar qeverie në zgjedhje nga partia e tij, por tha se është i sigurtë që LDK-ja do të fitojë zgjedhjet.
Data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë duhet të caktohet brenda 40 ditëve. Takimet në Presidencë kanë nisur vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese mori vendimin se qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo legjitime.
Gjykata Kushtetuese dy ditë më parë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e qeverisë Hoti më 3 qershor.
Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Ndonëse i dënuar, Arifi kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit. Sakaq, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topallit e shumë të tjerëve që kanë qenë të dënuar për vepra penale dhe me kusht, nuk kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme.