Një sasi rekord kokaine është kapur në Rumani. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngarkesë prej 1.4 tonësh heroin që u arrit të sekuestrohej falë bashkëpunimit të nëntë shteteve të tjera të Bashkimit evropian dhe autoriteteve të Rumanisë.
Zyrtarët e kanë quajtur si transporti i dytë më i madh i drogës së fortë në Bashkimin Evropian i kapur vitet e fundit. Ngarkesa ilegale u zbulua në 10 maj e fshehur në kontejnerë që transportonin materiale ndërtimi në një anije të ankoruar në Konstancë që po lundronte nga Irani në Rumani, ndërsa si destinacion kishte vende të përcaktuara të Evropës Perëndimore.
Policia rumune vlerësoi vlerën e drogës në 45 milion euro, por nëse do të arrinte të dilte në tregun evropian, droga në fjalë do të kapte shifra marramendëse.
Në këtë operacion janë përfshirë Europol, administrata amerikane e zbatimit të drogës dhe agjencitë e zbatimit të ligjit nga Hungaria, Austria, Gjermania, Holanda, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke dhe Franca.
Numri i të dyshuarve të arrestuar nuk është zbuluar ende nga autoritetet rumune.