Tiranë- Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi 1 mijë familje në disa zona brenda 31 dhjetorit 2020 do të futen në banesat e reja të rindërtuara pas shembjes nga tërmeti. Në një intervistë për News24 Ahmetaj tha se 1 mijë e 156 familje që vijojnë të jenë në çadra, deri në fund të majit do të jenë në banesat e tyre.
“E kemi biseduar shpejt për procesin e Rindërtimit, unë ndërkohë dhe ju e keni parë që terreni i ndërtimit so preket me dorë nga të gjitha programet, qoftë në njësitë individuale, qoftë tek shkollat, grantet, banesat kolektive në ato që ne i themi lagjet e mëdha ku kemi apartamente kolektive, qoftë në poliqendra si 5 Maji e Kombinati, si Laçi apo në banesa të pikëzuara që vendosen në bazë të diskutimeve. Ka dy lajme të mira për qytetarët që presin të hyjnë në shtëpi, apo kanë hyrë. Janë 1 mijë afmilje që deri në 31 dhjetor që hyjnë në banesa individuale, isha në Pezë, kam qenë Shijak, shkoj në Kavajë, Thumanë, përfundojnë para 31 dhjetorit, do e gëzojnë në shtëpitë e tyre të reja falas.Lajm i dytë, që deri në maj deri në fund të majit asnjë familje s’do jetë në çadra. Në janar ishin mbi 11 mijë në çadra. Të gjitha kanë marrë bonus qiraje. Duke u ndërtuar, duke i rokonstruktuar, duke ulur numrin e familjeve në çadra. Siç e theksova në maj të vitit 2021 ne nuk do kemi asnjë familje në çadër. Bonusi i qirave do vijojë të jepet, e patë dhe aktin ligjor që kaluam, kemi dhënë 2.6 miliardë lekë ose 26 milion dollarë që janë bonus qiraje. Edhe ata në çadra morën bonus qiraje, por për arsye se duan të rrijnë afër tokës, të kujdesen për bagëtinë, do rrinë në çadra. Po ndiqja debatet në Kroaci. Jam gati t’ju ndaj dhe linkun. Tërmeti i Kroacisë që ishte shumë më i voglë, ende s’ka filluar Rindërtimi. Ka vende në G7 si Italia, që iu zgjati Rindërtimi me 10 vite. Në Itali ka ende tërmete para 10 vitesh, dhe që iu është vonuar Rindërtimi,”- tha Ahmetaj.