Pas mega-operacionit për kontrollin e brendshëm në burgjet e vendit në shkurt, në atë të Peqinit u kap sërish drogë!
Drejtoria e burgut të Peqinit njoftoi se lënda narkotike është gjendur në ambientet e përbashkëta që përdoret nga të dënuarit. Brenda ambienteve të burgut u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 gram kanabis. Lënda narkotike është gjetur nga punonjësit e drejtorisë së burgut, të cilët ushtrojnë kontrolle të shpeshta.