Tiranë- Sot shënohen 10 vite nga ngjarja e 21 janarit. Më 21 janar të vitit 2011, gjatë protestës së Partisë Socialiste përballë Kryeministrisë, Garda e Republikës e drejtuar nga ish-komandanti Ndrea Prendi, qëlloi mbi 4 protestues.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, dhe Hekuran Dedaj u vranë në vend, ndërsa Gjykata dënoi Prendin me 1 vit burg dhe ish-gardistin Agim Llupo me 3 vite burg.
Vrasja u cilësua nga gjykata se kishte ndodhur nga pakujdesia, ndërkohë që edhe sot, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.
Ditën e djeshme, Policia e Tiranës ka dorëzuar në Prokurori një kërkesë për rifillimin e hetimeve, ku specifikon pyetjen edhe njëherë të të afërmve të viktimave dhe dëshmitarëve të vrasjes.
Gjithashtu kërkohet riinspektim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas. Përfshirë edhe riekspertimin e predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës.
Për 9 vite socialistët kanë marshuar përgjatë bulevardit deri në vendin ku protestuesit u vranë, por nuk dihet nëse i njëjti ‘ritual’ do të zhvillohet edhe sot për shkak të pandemisë së koronavirusit.