Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në vazhdim të atyre që i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet” thotë se kostoja që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave koncesionare, ku shteti ka marrë përsipër riskun financiar është 240 milionë euro.
Në videon e e publikuar në rrjetet sociale, Basha kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit na ndajnë edhe 31 ditë.
31 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cila është kostoja që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave koncensionare, ku shteti ka marrë përsipër riskun financiar? Përgjigja 240 milionë euro.