Vlorë- 100 të rinj dhe të reja të këtij qyteti braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim duke ju bashkuar Partisë Socialiste të Vlorës.
Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri zhvilloi një takim simbolik me një përfaqësi prej tyre të cilëve ju dorëzoi kartat e anëtarësisë.
“Keni bërë zgjedhjen e duhur! Dyert e PS janë të hapura! 100 të rinj dhe të reja braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim duke ju bashkuar Partisë Socialiste të Shqipërisë.”
Po ashtu, edhe kryetari i PS-së së Vlorës, Anduel Tahiraj iu uroi mirëseardhjen të rinjve:
“Mirëseardhjen në familjen socialiste!”