Me 104 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjetjet e Komisionit Hetimor për shkeljet e presidentit Ilir Meta. Kundër vendimit kanë votuar 7 persona, 2 kanë qenë abstenim dhe 1 votë është quajtur e pavlershme. Ndërkohë pritet edhe votimi nominal me kuti i deputetëve për shkarkimin e Metës. Në rast shkarkimi nga ana e Kuvendit, çështja do të zhvendoset te Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për fatin e presidentit Meta.
Nëse Kuvendi e shkarkon Ilir Metën, ky është precedenti i parë për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila duhet të konfirmojnë ose rrëzojë vendimin e Parlamentit. Kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.