TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh për 109 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Kreu i qeverisë shkruan se përulet para dëshmorëve të saj dhe me respekt për të gjithë kontribuesit në këtë ditëlindje të policisë. Rama e ka shoqëruar këtë festë me një foto të kapeles së policisë së shtetit.
POSTIMI:
MIRËMËNGJES dhe me përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj si edhe respekt për të gjithë kontribuesit e saj, në këtë ditëlindje të Policisë së Shtetit, ju uroj një ditë të mbarë.