Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 5 milionë euro pasuri që u përket dy vëllezërve Sokol dhe E. Markut.
Janë sekuestruar 11 makina, apartamente, biznese dhe lokale. Ata akuzohen për pastrim parash. Dy vëllezërit janë të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
Raportohet se të dy vëllezërit Marku kanë qenë të hetuar edhe në Spanjë për trafik droge, ndërsa dyshohej se jepnin para me fajde në Shqipëri.
Sokol Marku akuzohet dhe për trafik droge në Itali. Mbi dyshimet se pasuritë janë të vendosura nga aktiviteti kriminal, prokuroria vendosi sekuestrimin e tyre