• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

11 qytete futuristike që po ndërtohen në mbarë botën nga Japonia në Maldive

08/10/2022
in Kuriozitete
0
11 qytete futuristike që po ndërtohen në mbarë botën nga Japonia në Maldive

Për aq kohë sa ka pasur njerëz mbi tokë, ka pasur përpjekje për të ndërtuar qytete ideale. Rilindasit italianë i dedikuan më shumë se 200 vite ndërtimit të qyteteve si Palmanova – që mbetën në histori si disa nga qendrat e planifikuara më mirë.

Arkitektura jo më kot është quajtur ‘arti i të jetuarit’. Shtëpia – si objekti fillestar, duket se përshkruan vetë njerëzimin duke përfaqësuar në të njëjtën kohë një ‘gurë themeli’ për mënyrën se si ndër vite, kemi ndërtuar qytete dhe civilizime.

Aktualisht, ka një sërë planesh për të krijuar metropole futuristike në botë. Një nga ato më ambiciozet është Neom – një projekt shtetëror që drejtohet nga Princi i Kurorës, Mouhammad bin Salman dhe i cili pritet të ndërtohet në një sipërfaqe toke me përmasat e Belgjikës në veriperëndim të Arabisë Saudite, i mbivendosur në një platformë çeliku mbi shkretëtirë i cili e “çan” mes për mes Detin e Kuq.

1 – ‘Neom’– Arabi Saudite

Foto e ‘The Line’ Arabi Saudite via NEOM

Neom – një bashkim i fjalës greke neos (“i ri”) dhe fjalës arabe mustaqbal (“e ardhmja”).

Projekti Neom i vlerësuar se do të kushtojë të paktën $500 miliardë dollarë në Arabinë Saudite do të jetë shtëpia e një rrokaqielli mbi 400 metra të lartë dhe 170 kilometra të gjatë të quajtur The Line.

Kjo pritet të jetë struktura më e madhe në botë, e përbërë nga dy ndërtesa deri në 490 metra të larta, të vendosura paralel me njëra-tjetrën. Këto dy struktura do të lidhen me vendkalime dhe një sistem transporti me shpejtësi të lartë, i cili do të lidhë njërin skaj të qytetit me tjetrin për më pak se 20 minuta.

The Line premton të jetë një qytet pa makina dhe zero emetim karboni, i ndërtuar në mes të shkretëtirës në një strukturë xhami të rrethuar me pasqyra.

2 – BiodiverCity – Malajzi

BiodiverCity, Malajzi. Photo: BIG

BiodiverCity është një qytet i planifikuar për të qenë i qëndrueshëm i përbërë nga 3 ishuj artificialë të ndërtuar në bregun e ishullit Penang në Malajzi.

Një vend ku njerëzit dhe natyra do të bashkë-jetojnë, BiodiverCity dhe ishujt e tij në formë zambaku do të jenë shtëpia e 15,000 dhe 18,000 banorëve.

Strukturat do të ndërtohen duke përdorur materiale natyrore si druri, bambuja dhe betoni i krijuar nga materiale të ricikluara.

Qyteti është planifikuar gjithashtu të jetë një atraksion global, me 4.6 km plazhe publike dhe 242 hektarë parqe e 25 km bregdet. BiodiverCity do të jetë gjithashtu një mjedis pa makina, ku këmbësorët mund të përdorin rrjetin e planifikuar autonom të transportit publik ujor, ajror dhe tokësor!

3 – ‘Future City’ – Kinë

Chengdu Future City, Kinë. Photo: OMA

Qyteti i së ardhmes i planifikuar në Kinë po sfidon konventat e planifikimit urban duke propozuar një masterplan që nuk bazohet në rrjetet rrugore tradicionale të orientuara nga makinat.

6 zonat e tij të dallueshme do të lidhen përmes një rrjeti ‘inteligjent’ që përdor automjete të automatizuara.

Zona prej 4.6 kilometrash katrorë do të ketë gjithashtu një park arsimor ndërkombëtar ku ndërtesat, përfshi një universitet, do të kenë tarraca të kthyera në pyje urbane, të projektuara për të qenë një zgjatim i peizazhit natyror.

4 – Akon City, Senegal

Akon City, Senegal. Photo: Akon City

Akon City është një qytet futuristik i planifikuar prej 809 hektarësh që do të vendoset përgjatë bregut të Atlantikut, 100 kilometra në jug të Dakarit.

I konceptuar nga këngëtari dhe sipërmarrësi Akon, qyteti inteligjent do të jetë i gjithi i varur nga energjia e rinovueshme. I përshkruar nga Akon si një “Wakanda e jetës reale”, një referencë ndaj filmit Black Panther që e frymëzoi atë, Akon City thuhet se do të ketë rrokaqiej të mëdhenj, qendra tregtare, parqe, universitete, një stadium dhe një qendër teknologjike.

Qëllimi i Akon City është të stimulojë ekonominë lokale dhe të krijojë vende pune duke përdorur teknologjitë më të fundit të blockchain dhe kriptomonedhave.

5 – Telosa, SHBA

Telosa, SHBA. Photo: Telosa

I njoftuar për herë të parë në shtator 2021, Telosa është një qytet i ideuar nga miliarderi Marc Lore, që do të ndërtohet diku në shkretëtirën perëndimore të SHBA-së.

Me një popullsi të planifikuar prej 5 milionë banorësh deri në vitin 2050, Telosa do të jetë një “qytet 15-minutësh” ku të gjitha lehtësitë, si shkollat, vendet e punës dhe ofruesit e mallrave dhe shërbimeve, do të jenë një udhëtim 15-minutësh larg nga shtëpitë e banorëve.

Lore shpreson se Telosa do të jetë qyteti më i qëndrueshëm në botë, ku nuk do të lejohen automjetet që punojnë me lëndë djegëse fosile. Vizioni i tij përfshin gjithashtu një version të reformuar të kapitalizmit ku pasuria krijohet në mënyrë të drejtë, duke pasur cilësinë e jetës së banorëve si prioritetin numër 1.

6 – ‘Woven City’ – Japoni

Woven City, Japoni Photo: Woven City

Toyota, prodhuesi më i madh i makinave në botë, ka filluar tashmë ndërtimin e një qyteti inteligjent në bazën e malit Fuji në Japoni.

‘Qyteti i thurur’ pritet të jetë një komunitet plotësisht autonom i krijuar për të testuar teknologji të reja si drejtimi i automatizuar, robotika dhe inteligjenca artificiale në një mjedis të botës reale.

Qyteti do të jetë plotësisht i qëndrueshëm, e mundësuar kjo nga qelizat e karburantit me hidrogjen, ku rrugët e këmbësorëve do të kryqëzohen me ato të dedikuara për makinat që drejtohen me autopilot.

Druri do të jetë materiali kryesor për të reduktuar gjurmën e karbonit dhe çatitë do të mbulohen me panele fotovoltaike për të gjeneruar energji diellore.

Ky qytet do të ketë një popullsi fillestare prej 360 banorësh, me plane për të rritur numrin gjatë viteve. Fillimisht ata do të jenë shpikës, të moshuar dhe familje të reja që do të testojnë dhe zhvillojnë teknologjitë inteligjente.

7 – Kryeqyteti i ri administrativ, Egjipt

New Administrative Capital, Egjipt. Photo: Dar Al-Handasah

Kryeqyteti i ri ende i pa emëruar, 45 kilometra në lindje të Kajros, do të strehojë deri në 7 milionë njerëz dhe është pjesë e një nisme më të madhe për Vizonin e Egjiptit 2030.

Projekti do të mbulojë 700 kilometra katrorë dhe do të përfshijë 46 sheshe, 1.250 xhami dhe kisha, ferma të energjisë diellore dhe një nga parqet urbane më të mëdha në botë.

8 – Liberland Metaverse – Metaverse

Liberland Metaverse. Photo: Metaverse

Ndërsa metaversi vazhdon të informojë se si ne mund të ndërveprojmë dhe të pushtojmë sferën dixhitale, ky koncept i ri është gjithashtu sfidues për sa i përket mënyrës se si ne tashmë do të përjetojmë idenë e qyteteve apo kombeve.

Zaha Hadid Architects po krijojnë një qytet ‘kibernetiko-urban’ brenda në metaverse të quajtur Liberland Metaverse.

Liberland Metaverse do të veprojë si një qendër sinergjie dhe industrie virtuale për projektet e kriptovalutave. Njerëzit do të jenë në gjendje të blejnë parcela toke me kriptovaluta dhe të hyjnë në ndërtesa dixhitale si avatarë.

9 – Qyteti lundrues, Maldive

Floating City, Maldive Foto: Waterstudio/Dutch Docklands Maldives

Një nga qytetet e para lundruese në botë po ndërtohet në Maldive si përgjigje ndaj rritjes së nivelit të detit. Me ndryshimin e klimës një kërcënim për shumë qytete në mbarë botën, 80 % e Maldiveve pritet të jenë të pabanueshme deri në vitin 2050.

Qyteti lundrues i Maldiveve aktualisht është duke u projektuar për të strehuar 20,000 njerëz në vitin 2024.

Zhvillimi do të jetë rezistent ndaj klimës dhe do të përballojë edhe sfidat e rritjes së nivelit të detit. Projekti eko-miqësor do të përfshijë 5.000 shtëpi lundruese të ulëta të ndërtuara mbi struktura gjashtëkëndore që do të lëvizin bashkë me detin.

10 – Smart Forest City – Meksikë

Smart Forest City, Kankun, Meksike

Arkitekti italian Stefano Boeri është duke punuar për një qytet inteligjent pyjor pranë Kankunit që do të përmbajë 7.5 milionë bimë dhe pemë që thithin karbonin në 557 hektarët e tij.

Ai do të projektohet për të strehuar 130,000 njerëz në shtëpi të përballueshme, të mbuluara me bimë dhe synon të jetë pionier i një mënyre më të qëndrueshme të jetesës në qytet.

“Smart Forest City Cancun është një kopsht botanik brenda një qyteti bashkëkohor, i bazuar në trashëgiminë e fiseve maya dhe në marrëdhëniet e tij me botën natyrore dhe atë shpirtërore”, tha studioja e Boeri. “Një ekosistem urban ku natyra dhe qyteti ndërthuren dhe veprojnë si një organizëm i vetëm”.

11 – Oceanix, Korea e Jugut 

Qyteti Oceanix, Korea e Jugut

Qyteti i parë lundrues në botë po ndërtohet në Korenë e Jugut. Projekti ambicioz OCEANIX Busan – është një bashkëpunim midis Programit të Vendbanimeve Njerëzore të Kombeve të Bashkuara (UN-Habitat), qytetit port të Busanit dhe OCEANIX, një kompani teknologjike e fokusuar në arkitekturën lundruese.

Tags: bota e se ardhmesqytetet futuristike
Previous Post

Liz Truss braktis planin për të hequr normën më të lartë të tatimit mbi të ardhurat

Next Post

Kolera godet sërish Haitin, të paktën 7 viktima

Related Posts

8 fjalë të reja shtohen në fjalorin e Oksfordit. Si t’i përdorni ato

8 fjalë të reja shtohen në fjalorin e Oksfordit. Si t’i përdorni ato

17/09/2022
Çfarë ishte normale në 2002, që tani pas 20 vitesh nuk është më?

Çfarë ishte normale në 2002, që tani pas 20 vitesh nuk është më?

10/09/2022
10 gjëra që i ndodhin trupit tuaj pas moshës 30 vjeç

10 gjëra që i ndodhin trupit tuaj pas moshës 30 vjeç

21/08/2022
Lista e qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2022

Lista e qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2022

13/08/2022
Cila është pasaporta më e fuqishme në botë dhe në ç’vend renditet Shqipëria?

Cila është pasaporta më e fuqishme në botë dhe në ç’vend renditet Shqipëria?

23/07/2022
Pse këto 12 shtete ndryshuan emrat?

Pse këto 12 shtete ndryshuan emrat?

02/07/2022
Next Post
Kolera godet sërish Haitin, të paktën 7 viktima

Kolera godet sërish Haitin, të paktën 7 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.