• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

11-vjeçarja e mbijetuar e të shtënave të Teksasit tregon detajet nga ngjarja tragjike

30/05/2022
in Botë
0
11-vjeçarja e mbijetuar e të shtënave të Teksasit tregon detajet nga ngjarja tragjike

Një 11-vjeçare e mbijetuar e masakrës së shkollës fillore Robb në Uvalde, Teksas, kishte frikë se personi i armatosur do të kthehej për të, kështu që ajo u lye me gjakun e shoqes së saj dhe u shtir si e vdekur.

Miah Cerrillo tregoi për CNN përvojën e saj të tmerrshme atë ditë brenda klasës ku ndodhën të shtënat masive që vranë 19 nga shokët e saj të klasës dhe dy mësueset e saj.

Miah tha se ajo dhe shokët e saj të klasës po shikonin filmin “Lilo and Stitch” në një klasë të përbashkët nga dy mësueset, Eva Mireles dhe Irma Garcia. Nxënësit e kishin mbaruar mësimin kur mësuesit morën lajmin se kishte një njeri të armatosur në ndërtesë, tha ajo për “New Day” të CNN. Njëra nga mësueset shkoi të mbyllte derën, por Miah thotë se sulmuesi ishte tashmë aty dhe qëlloi.

Ajo përshkroi se gjithçka po ndodhte kaq shpejt – mësuesja u kthye në klasë dhe personi i armatosur e ndoqi. Ajo tha për CNN se ai bëri kontakt me sy me një nga mësueset, i tha “Natën e mirë” dhe më pas e qëlloi. Ai hapi zjarr, duke qëlluar mësuesen tjetër dhe shumë nga miqtë e Miah. Ajo tha se plumbat kaluan pranë saj dhe i prekën pjesërisht shpatullat dhe kokën. Vajza më vonë u trajtua në spital dhe doli me disa plagë të lehta. Miah tha se pasi qëlloi nxënësit në klasën e saj, personi i armatosur hyri në një klasë ngjitur. Ajo dëgjoi britmat dhe zhurmën e të shtënave në atë klasë. Megjithatë, pasi të shtënat u ndalën, ajo thotë se sulmuesi filloi të vendoste muzikë me zë të lartë – muzikë të trishtuar, tha ajo.

Vajza dhe një shoqe e saj arritën të merrnin telefonin e mësueses së saj të vdekur dhe të thërrisnin 911-ën për ndihmë. Miah tha se kishte frikë se personi i armatosur do të kthehej në klasën e saj për ta vrarë atë dhe disa miq të tjerë të mbijetuar. Kështu, ajo i zhyti duart në gjakun e një shoqeje të klasës – e cila ishte shtrirë pranë saj, e vdekur — dhe më pas u lye me gjak për t’u shtirur si e vdekur.

Miah tha se iu duk sikur qëndroi 3 orë e shtrirë aty, e mbuluar me gjakun e shoqes së klasës, me miqtë e saj. Ajo tha për CNN se mendoi se policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje. Ajo tha më pas se dëgjoi të flitej se policia po priste jashtë shkollës. Teksa rrëfeu këtë pjesë të historisë për CNN, ajo filloi të qante, duke thënë se thjesht nuk e kuptonte pse ata nuk hynë brenda për t’i shpëtuar.

Nëna e Miah tha se vajza e saj është e traumatizuar dhe nuk mund të flejë. Prindërit e fëmijës kanë nisur një GoFundMe për të paguar terapinë e saj.

Ndërsa jepte intervistën, Miah qëndronte e mbështjellë me një batanije, pavarësisht temperaturave të ngrohta. Një alarm celulari ra aksidentalisht gjatë intervistës dhe Miah u shqetësua dukshëm nga zhurma. Nëna e saj tha se kjo po ndodhte shpesh, ajo përshkroi një incident të mëparshëm ku ata ishin në një lavazh dhe zhurma e ujit e trembi shumë.

Miah ishte shumë e frikësuar të fliste në kamera, ose me një burrë, për shkak të asaj që përjetoi, por ajo i tha CNN se donte ta ndante historinë e saj në mënyrë që njerëzit ta dinin se si është të përjetosh të shtëna në shkollë. Ajo thotë se shpreson se mund të ndihmojë në parandalimin e një tragjedie si kjo për fëmijët e tjerë.

Një “fëmijë mrekulli”

Nëna e Miah tha se ajo kishte lindur me një tumor në bark dhe nuk pritej të jetonte shumë pas lindjes. Ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin në moshën 3-vjeçare. Nëna e saj e quante një “fëmijë mrekulli” dhe tha se kjo gjë është edhe më e vërtetë tani.

Nëna e saj tha gjithashtu për CNN se mëngjesin e të shtënave, Miah kishte një dhimbje veshi dhe ajo e nxori nga shkolla për të shkuar te mjeku. Në rrugën e kthimit, ato u ndalën në Starbucks për një pije dhe nëna e saj i tha Miah të mos shkonte më në shkollë atë ditë, pasi ishte një nga ditët e fundit para pushimeve verore dhe ata thjesht po shikonin filma.

Por Miah këmbënguli se donte të kthehej në shkollë për të takuar miqtë, kështu që nëna e saj e çoi sërish në shkollë – rreth një orë para të shtënave.

Përshtatur nga CNN

Tags: e mbijetuarashbatragjedia ne teksas
Previous Post

Ministri gjerman: Uniteti europian në rrezik, Europa duhet të jetë e bashkuar

Next Post

Beatrix Ramosaj reagon për lajmet e bashkimit të Borës dhe Donaldit

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Beatrix Ramosaj reagon për lajmet e bashkimit të Borës dhe Donaldit

Beatrix Ramosaj reagon për lajmet e bashkimit të Borës dhe Donaldit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.