Autoritetet afgane konfirmuan se personi që u rërzua nga një avion amerikan ditën që talebanët pushtuan Kabulin është një 19-vjeçar.
Zaki Anwari, kishte luajtur edhe me kombëtaren e të rinjve të Afganistanit. Në një postim në Facebook, drejtori i Përgjithshëm i Edikumit dhe Sportit shpërndau një mesazh për vdekjen tragjike të të riut.
Imazhet e së hënës ku qindra persona kacavirreshin në një avion amerikan bënë xhiron e botës. Nga xhirimet amatore u pa se 2 persona u rrëzuan kur avioni u ngrit në ajër. Mediat lokale raportuan se ata humbën jetën në vend.
Edhe ushtria amerikane konfirmoi se mbetje njerëzore u gjetën në një nga rrotat e avionit kur ai u ul në Katar.