Dy kurora shumë të rralla, të zbukuruara me xhevahirë, që besohet se i përkisnin perandoreshës franceze Josephine Bonaparte, gruaja e Napoleon Bonaparte, u shitën për pothuajse 710,000 euro të martën në një ankand të Sotheby’s në Londër.Kurorat, pjesë e një koleksioni privat britanik që daton të paktën 150 vjet më parë, mendohet se i janë dhënë Josephinës nga motra e Napoleonit, Caroline, në fillim të shekullit të 19-të, sipas Sotheby’s.
Të dy kurorat, të montuara me Cameo and Intaglio kanë gurë të çmuar, të gdhendur në mënyrën klasike. Disa prej gurëve mund të datojnë në epokën romake, rreth vitit 100 para erës sonë. Njëra prej diademave u shit 526,496 €, ndërsa tjetra 147,222 €, si pjesë e një ankandi për “Thesare të rralla”.
“Këto xhevahire madhështore të montuara me Cameo dhe Intaglio janë të cilësisë më të mirë, ne besojmë se janë bërë nga një argjendar rreth vitit 1805. Stili i tyre është i epokës neoklasike. Ato ngjallin stilin e perandoreshës Josephine, gradën e saj si gruaja e Napoleon Bonapartit, shijën e saj të patëmetë dhe interesimin e saj për botën klasike”, tha Kristian Spofforth, nga Sotheby’s.
Organizatorët e ankandit besojnë se Josephinës ka të ngjarë t’i ishin dhënë vetëm gurët e gdhendur, ndërsa bizhuteritë u montuan posaçërisht për të në kryeqytetin francez rreth vitit 1808, në stilin neoklasik, pasi kurorat kanë shenja që tregojnë Parisin dhe argjendarët e tij të famshëm të asaj epoke. Sotheby’s tha se kurorat u blenë nga Josephine nga pronari britanik, koleksionisti i artit dhe politikani Edward Lascelles, dhe më pas iu kaluan pasardhësve të tij.