Kompania Emaar synon të investojë rreth 2 miliardë euro në Durrës. Këtë e konfirmoi në intervistën e dhënë për “Opinion” vetë kreu i kompanisë nga Dubai, Mohamed Alabbar, i cili tregoi më tepër rreth këtij projekti. Alabbar tha se projekti parashikon ndërtimin e marinës, portit, të godinave, hoteleve dhe rrugëve.
“Jemi duke vlerësuar tek 2 miliardë euro. Është një treg i hapur, por pjesa më e madhe vendas. Mendoj se pjesa më e madhe do të jenë shqiptarë, por unë nuk mund të ndaloj dikë nga Bosnja, Kosova, Greqia, për shembull që dëshiroj të blejë këtu. Unë këtë projekt do ta promovoj edhe në Emirate dhe mund të vijnë edhe nga andej të blejnë.”- u shpreh Mohamed Alabbar.