Numri i refugjatëve që kanë ikur nga lufta në Ukrainë ka kaluar dy milionë, sipas Kombeve të Bashkuara.
Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, më herët e kishte quajtur eksodin masiv nga vendi si krizën e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Pjesa më e madhe e refugjatëve, rreth 1,2 milionë janë strehuar në Poloni. Rreth 90 për qind e njerëzve që largohen nga Ukraina janë qytetarë, shumica gra dhe fëmijë.