TIRANË– 2 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit të Organizuar (SPAK). Në njoftimin zyrtar është bërë me dije se janë sekuestruar dy inceneratorët, në Fier e Tiranë, 4 pasuri të paluajtshme në zotërim të ish-ministrit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë. Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të Edmond Bllakos, babait të deputetit Alqi Bllako me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga deputeti në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.
Po kështu, është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e mëposhtme: 14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²; 3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²; 1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²; 8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.