Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë shqiptarët që viti i ri 2021, t’u sjellë shpresë të re, energji të re dhe më shumë mundësi.
Kryemadhi thekson se “2020-a ka qenë një luftë për të gjithë ne. Ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë. Ne pamë rritje të papunësisë, çmime të larta, më pak mundësi dhe më shumë shqiptarë që largohen nga vendi ynë.”
Kryetarja e LSI-së thotë se angazhimi i saj për vitin 2021 është të rikthejnë shpresën në Shqipëri.
“2020-a ka qenë një luftë për të gjithë ne. Ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë. Ne pamë rritje të papunësisë, çmime të larta, më pak mundësi dhe më shumë shqiptarë që largohen nga vendi ynë.
Shumë shqiptarë po luftojnë për të mbijetuar.
Uroj me zemër të gjithë shqiptarët e mi që 2021-i të sjellë shpresë të re, energji të re dhe më shumë mundësi.
Kjo është arsyeja e angazhimit tonë, të rikthejmë shpresën në Shqipëri.
Një Shqipëri më e mirë po vjen. Së bashku ne mund ta kthejmë Shqipërinë të ndihet sërish si një shtëpi dhe të mbyllim këtë kapitull tranzicioni.
Gëzuar Vitin e Ri 2021. Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë!” thotë Kryemadhi.