• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

2020, viti i pandemisë! / Ngjarjet më të rëndësishme që do të mbahen mend gjatë

28/12/2020
in Botë
0
covid- 19

covid- 19

Një vit më pas, më shumë se 1,6 milion njerëz kanë vdekur nga COVID-19. Shtetet e Bashkuara kanë gati një të pestën e tyre, me rreth 4% të popullsisë së botës.

Para pandemisë, ekspertët i konsderuan Shtetet e Bashkuara si vendi më i përgatitur për të përballuar një shpërthim. “Ne gabuam,” tha Lawrence Gostin, drejtor i Institutit O’Neill për Ligjin Kombëtar dhe Global të Shëndetit në Universitetin George Town, pjesë e ekipit që hartoi rënditjen. Një seri dështimesh i renditen Shtetet e Bashkuara mes vendeve me numrin më të madh të rasteve të reja të infektimeve dhe vdekjeve për frymë.

Disa nga momentet kryesore ku gjërat nuk shkuan siç duhej gjatë vitit.

5 shkurt – CDC dërgon teste të gabuara

Mjeti i parë që mjekët kanë nevojë për të kontrolluar çdo shpërthim sëmundje është furnizimi adekuat me teste të sakta për të përcaktuar se kush është infektuar. Në këtë drejtim, Shtetet e Bashkuara dështuan herët dhe shpesh.

“Në vend që të mbështeteshim në testet që tashmë ishin provuar, si testet nga (Organizata Botërore e Shëndetit), të cilat po viheshin në dispozicion të Shteteve të Bashkuara,” tha Gostin, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) “vëndosën që të prodhonin testet e tyre. Gjë që rezultoi në një test të gabuar.”

Një problem gjatë prodhimit me një nga përbërësit bëri që testet të mos ishin të sakta. Rregulloret i ndaluan laboratoret e spitaleve dhe universiteteve që të prodhonin testet e tyre deri me 3 mars, kur administrata e Presidentit Trump hoqi kufizimet.

Nënpresidenti Mike Pence premtoi se miliona teste po prodhoheshin në javën e dytë të marsit. Por mungesat e furnizimeve, rradhët e gjata dhe pritjet e pafundme për rezultatet zgjati për muaj të tërë dhe ende nuk është zgjidhur përfundimisht. Kjo bëri që virusi të dilte jashtë kontrollit.

3 prill – Trump nuk i jep rëndësi e maskave

Duke mos marrë parasysh këshillat e zyrtarëve të shëndetësisë dhe inkurajuar njerëzit që të mos merrnin parasysh këshillat e tyre, Presidenti Trump ka ndihmuar në përhapjen e virusit, thonë ekspertët.

“Nuk ishte një administratë që ishte e mësuar të merrej me ekspertët,” tha Howard Markel, historian i mjekësisë me Universitetin e Miçiganit. Zoti Trump “jo vetëm që nuk i vlerësoi ata por as nuk i respektoi.”

Qëndrimi i presidentit Trump ra ndesh me drejtuesin e Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive Anthony Fauci nëse ilaçi kundër malarias ‘hydroxychloroquine’ mund të trajtonte COVID-19. Në mënyrë të përsëritur zoti Trump e mbështeti ilaçin para se të bëheshin studime përfundimtare. Zoti Fauci ishte skeptik.

17 prill – ÇLIRIMI I MIÇIGANIT

Në vendin e polarizuar polikisht gjatë vitit zgjedhor 2020, madje edhe pandemia vdjekjeprurëse u bë politike.

Kur përhapja jashtë kontrolli e infektimeve i detyroi komunitetet që të mbyllen, politika ngatërroi ekuilibrin e vështirë mes mbrojtjes së shëndetit dhe ekonomisë.

Presidenti Trump dhe republikanët kryesisht anuan nga ekonomia. Zoti Trump mbështeti protestat kundër kufizimeve si rezultat i koronavirusit në disa shtete. Ndërsa demonstruesit e armatosur qëndronin në shkallët e kapitolit në Lansing të Miçiganit me 17 prill, Presidenti Trump shkroi në Twitter “ÇLIRONI MIÇIGANIN”.

Ai theksoi se më vonë autoritetet shkatërruan një komplot për të rrëmbyer guvernatoren e Miçiganit.

Madje edhe maskat, një prej disa masave efikase parandaluese, u bënë pjesë e politikave partiake.

Presidenti Trump refuzoi përdorimin e maskës para gazetarëve ndërsa vizitoi një fabrikë makinash në maj, sepse siç u shpreh ai, “Nuk doja t’i jepja shtypit kënaqësinë për ta parë atë.”

Festat në Shtetet e Bashkuara

Udhëheqësit nuk ishin të vetmit për t’u fajësuar. Duke mos përfillur paralajmërimet publike për shëndetin, amerikanët vazhduan të përhapin infektimet me virusin COVID-19.

“Duket se si vend jemi të paaftë për të bërë gjërat e vogla që do të na mbanin të sigurtë, si maskat apo distanca fizike,” tha Gostin.

Festat janë periudha të rrezikshme, kur njerëzit nuk mund të rezistojnë pa u mbledhur pa masa të mjaftueshme paraprake. Për shembull, infeksionet po binin gjatë fundit të majit dhe pastaj erdhi festa që kujton të rënët në luftë.

Pamjet nga plazhet dhe pishinat e tejmbushura me njerëz pa paska pushtuan rrjetet. Infektimet filluan të rriten përsëri dhe vazhduan deri nga mesi i korrikut.

14 dhjetor – Transportohet doza e parë e vaksinës

Pavarësisht shumë dështimeve, ekspertët vlerësojnë administratën e Presidentit Trump për derdhjen e miliarda dollarëve për zhvillimin e vaksinës.

Administrata e quajti programin për zhvillimin e vaksinës “Operacioni Shpejtësia Marramendëse” (Operation Warp Speed) për të cilin kritikët thanë se nuk ngjalli besim se produktet e dala do të ishin të sigurta.

Marrë nga VOA

Tags: covid 19koronavirusiviti i pandemise
Previous Post

Aksident i rëndë në Fier, burrë e grua përfundojnë në kanalin me ujë, vdesin në vend

Next Post

‘The Economist’: Shqipëria do humbasë çerekun e popullsisë deri në 2050

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
‘The Economist’: Shqipëria do humbasë çerekun e popullsisë deri në 2050

‘The Economist’: Shqipëria do humbasë çerekun e popullsisë deri në 2050

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.