Një 47-vjeçare shqiptare u vra me thikë në mes të ditës këtë të diel në një nga rrugët e Milanos. Sipas medieve italiane bëhet fjalë për Luljeta Heshtën që punonte si prostitutë dhe që kishte disa precedentë të vegjël me policinë.
.47-vjeçarja shqiptare e cila ushtronte prostitucion nuk arriti t’i shpëtonte autorit i cili e ka ndjekur më pas e ka tërhequr zvarrë për tokë dhe e ka goditur 5 herë me thikë në këmbë dhe shpinë.Gruaja prej më shumë se 10 vite ndodhej në Itali dhe ishte mjaft e njohur në zonën ku ajo ushtronte prostitucionin prej kohësh.
Ajo është qëlluar të paktën 5 herë me thikë nga një person duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dëshmitarët thanë se e panë autorin që po e ndiqte me vrap viktimën në rrugën mes San Giuliano dhe Melegnano.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes, por gjeti vetëm gruan e pajetë ndërsa autori kishte mundur të largohej. Gruaja kishte 2 plagë në këmbën e majtë dhe 3 në shpinë. Sipas dëshmitarëve autori ishte veshur me të zeza dhe nuk ka marrë asgjë nga ato që viktima kishte m e vete. Edhe arma e krimit nuk është gjetur.