Maliq – Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq të Korçës, ku një 22-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës së saj duke u vetëplagosur me thikë.
Raportohet se veprimi ekstrem i 22-vjeçares ka ardhur në kushte të rënduar psikologjike, pasi bashkëshorti i saj e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.
Policia ka mundur të arrestoje 34-vjeçarin E.R i cili ushtroi dhunë ndaj 22-vjeçares.
Njoftimi i policisë:
Maliq – Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas tentoi të vetëvritej, vihet në pranga 34-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orman, Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit E. R., 34 vjeç, banues në këtë fshat.