Një ndër këngët më ta famshme popullore “25 Gërsheta”, ka ardhur në një version krejt ndryshe. Pas kësaj qëndron banda “Peppa Marriti Band”, që përbëhet nga rokerët arbëreshë. Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, vokalisti Angelo Conte dhe kitaristi Pino Murano shpjeguan se përse vendosën të sillnin këtë këngë në këtë version.
“Donim t’i bënim një nder muzikës, kemi ardhur shpesh në Shqipëri, është një nga këngët më të famshme dhe kemi dashur t’i bëjmë një homazh kësaj muzike që na bëri përshtypje. Do të ishte bukur të vijmë të bëjmë muzikë në Shqipëri.“, tha Angelo.
Qëllimi i tyre është që të mbrojnë nëpërmjet muzikës rock gjuhën dhe traditën arbëreshe.“Ne po e humbasim pak gjuhën sepse të rinjtë nuk e përdorin gjuhën arbëresh, është një mënyrë për të mbajtur gjallë kulturën dhe muzikën tonë“, thanë ata.