TIRANË – Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë në Maternitetin e ri “Koço Gliozheni” pas lindjes. Burime bëjnë me dije se ka lindur në mënyrë natyrale të shtunën, një foshnjë rreth 5 kg. Pas lindjes 29-vjeçarja Mimoza Veizaj ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka qëndruar në spital për 48 orë. Më pas ka dalë me dëshirën e saj dhe ka ikur në shtëpi.
Pasi ka qëndruar një ditë në shtëpi, ka shfaqur probleme debulese dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është reanimuar, por pavarësisht ndihmës se bluzave te bardha, ditën e sotme ka humbur jetën. Mësohet se e reja nuk ka pasur hemorragji dhe as probleme gjatë lindje.
Burime bëjnë me dije se 29-vjeçarja që ndërroi jetë në spitalin “Koço Gliozheni” 4 ditë pas lindjes, e reja kishte mpirje të këmbës dhe dyshohet se pësoi arrest kardiak për shkak të një trompoze.