Rikthehen reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës. Në segmentin rrugor që të çon në Dardhë nga km i 9-të deri tek km i 11-të ka pasur reshje më të dendura dëbore, dhe për këtë arsye është dashur të ndërhyhet edhe nga mjetet borëpastruese, të cilat kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat.
.
Reshjet kanë filluar prej mëngjesit të sotëm me intensitet të ulët, ndërsa vende-vende janë shoqëruar edhe me erë të fortë.
Trashësia e dëborës në segmentin rrugor drejt Dardhës varion nga 3 deri në 5 centimetra. Deri tani, nuk raportohen problematika në qarkullim, por apelohet për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.