VLORË– 30-vjeçari që u gjet i mbytur në Vlorë një ditë më parë, rezulton të jetë rrahur e më pas të jetë hedhur në ujë. Trupi i të riut, i cili nuk është identifikuar ende, i është nënshtruar analizave të detajuara, të cilat kanë nxjerrë zbuluar hematomat në trup.
Bazuar në shenjat e dukshme, mjekët ligjorë kanë dalë në përfundimin se 30-vjeçari është rrahur fillimisht dhe më pas është hedhur në ujë. I ndjeri është një trup i gjatë 1.80 m, dhe ka disa tatuazhe në trup.
Një prej tatuazheve që mund të ndihmojë dhe në identifikimin e të riut, është një kafkë që ai ka pikturuar në gishtin tregues të njërës prej duarve.al
Ai u gjet i pajetë një ditë më parë në në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë. Fillimisht u dyshuar se bëhej fjalë për ndonjë peshkatar të zonës, por hetuesit janë të bindur që ai nuk është i tillë. Pritet identifikimi i viktimës për të zbardhur më shumë detaje mbi shkaqet që e çuan deri aty.