Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar për 32-vjeçarin Lear Kurti që vdiq në duart e policisë duke thënë se shteti që e cilëson të degjeneruar, hesht para këtij fakti.
“Përsëri Shteti Policor shkakton viktimë. Sa pak vlen jeta tek ne. Një kapriço polici vetëm kaq. Po si hesht ky shtet i digjeneruar përpara një fakti të tillë. Jeta e njeriut në këtë vend diktatorial vlen vetëm për statistik.
I bëj thirrje të gjithë organeve ligjzbatuese të marrin masa për zbardhjen e kësaj ngjarjeje kaq të rëndë. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur”, shkroi Korreshi.