38-vjeçari Edison Begaj, i cili u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës, nuk është emër i panjohur për drejtësinë.
18dhjetor 2010 Edison Begaj u dënua me 7 vjet e 6 muaj burg i akuzuar për trafik ndërkombëtar armësh dhe municionesh dhe trafik ndërkombëtar droge,ndërsa ngjarja u pushua 2 vjet më vonë.
I arrestuar edhe në 2015 u arrestua së bashku me 3 persona të tjerë teksa ishin duke transportuar lëndë narkotike.Ata u kapë në lagjen Topana ku kishin hapur dhe zjarr ndaj policisë ku mbeti i plagosur një efektiv.
Zona ku ngjarja ndodhi është e gjitha pa ndriçim,errësirë dhe madje shpeshherë kjo rrugë ka shërbyer si udhë kalimi e autorëve të ngjarjeve kriminale për të shkuar më pas në fshatrat e lumit.
Ishte një tentativë për ta ekzekutuar Begajn,personat e kanë pritur pranë banesës dhe më pas kanë shtënë drejt tij dyshohet 5 herë,nga ku 4 plumba e kanë plagosur në këmbë.Personat të pa identifikuar janë larguar me shpejtësi,ndërsa Edison Begaj shkoi drejt spitalit.