Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, Fjoralba Ponari u pyet se si arriti të binte nga pesha. Moderatorja zbuloi se arriti të hiqte 20 kilogramë, por ra më shumë se ç’duhej, pasi dukej dhe ndihej jo mirë. Megjithatë, tregoi se tani ka shtuar pak peshë dhe aktualisht është 56 kilogramë.
“Kam qenë 70 kg, shkova 50 (por dukesha dhe ndihesha jo mirë), tani 56 +-2 kg, në varësi të stresit dhe ngarkesës në punë! Për t’u dobësuar haja vakte çdo 3 orë, por me porocione të vogla!” –tha Fjoralba, duke ndarë edhe dietën që ndiqte.
“Omëletë të pjekur me perime në mëngjes (2 të bardha, 1 të verdhë veze/ speca/ karotë/ djathë).
1 frut të stinës para dreke.
Sallatë sipas dëshirës dhe supë/ peshk në drekë.
1 frut sipas dëshirës mbasdite.
Kos/ qumësht me tërshërë në darkë.
Çaj jeshil para gjumit.
2,5-3 litra ujë gjatë ditës.”