Paris Hilton zbuloi të martën gjatë një interviste në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon se ajo tashmë ka një fustan nusërie për martesën e saj tre-ditore të planifikuar, por jo vetëm 1, ajo do të ketë gjithësej 10 fustane.
“I dua ndryshimet e veshjeve,” shtoi Paris, megjithëse ajo tha se i fejuari i saj Carter Reum nuk do t’i kushtonte aq shumë rëndësi veshjes sepse, sipas Hilton, ai nuk e mirëmbanë veten aq shumë sa ajo.
Hilton rrëfeu se procesi i planifikimit të dasmës së saj gjigante, megjithëse ka qenë mjaft stresues, ia ka vlejtur sepse do të jetë diçka mjaft e veçantë.
“Do të jetë diçka e veçantë, në ato tre ditë do të ndodhin plot gjëra interesante”, ka rrëfyer ajo sipas Class.
Në shkurt të këtij viti, Paris Hilton mori surprizën më të bukur për 40-vjetorin, propozimin e veçantë për martesë. Carter Reum, i propozoi asaj gjatë festës së ditëlindjes, e cila u organizua në një ishull privat.