• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Talebanët: ‘Premtojmë media të lirë dhe të drejta për gratë sipas limiteve muslimane’

19/08/2021
in Botë
0
Talebanët: ‘Premtojmë media të lirë dhe të drejta për gratë sipas limiteve muslimane’

Talebanët kanë dalë në një konferencë për shtyp në Kabul, për të dhënë detaje rreth situatës dhe rregullave të reja që pas marrjes së pushtetit nga ana e tyre ditën e dielë.

Përmes zëdhënësit Zabihullah Mujahid, talebanët shpalosën planin e tyre të drejtimit të vendit me një gjuhë më të moderuar dhe duke zgjatur dorën për bashkëpunim dhe për kundërshtarët.

“Ky është një moment krenarie për Afganistanin. Pas 20 vitesh përpjekje ne emancipuam vendin dhe dëbuam të huajt”, kështu e nisi deklaratën e tij për shtyp Zabihullah Mujahid.

Zëdhënësi i talebanëve premtoi se Afganistani nuk do të jetë më një vend konflikti. Ai deklaroi se vendi i tij nuk dëshiron asnjë armik të jashtëm apo të brendshëm dhe se personat që luftuan kundër talebanëve do të falen.

Mujahid u ndal dhe në disa nga temat që shqetësojnë komunitetin ndërkombëtar përsa i përket të drejtave të njeriut dhe në veçanti ndaj grave si dhe lirinë e shtypit. Sipas tij, të drejtat e femrave në Afganistan do të bazohen në ligjin e sheriat.

“Nuk duam të kemi asnjë problem me komunitetin ndërkombëtar, por kemi të drejtën që të sillemi sipas principeve tona fetare. Vende të ndryshme kanë rregulla të ndryshme, kështu që edhe ne afganët kemi të drejtë t’i bazojmë rregullat në vlerat tona. Jemi të angazhuar për të drejtat e grave nën sistemin e sheriat. Ato do të mund të punojnë me ne krah për krah. Sigurojmë se nuk do të ketë diskriminim. Përsa i përket mediave private ato do të vazhdojnë të jenë të lira dhe të pavarura, por brenda rregullave tona. Mediat nuk duhet të punojnë kundër talebanëve, por për bashkimin e kombit”, u shpreh zëdhënësi i talebanëve.

I pyetur për çështjen e kontraktorëve dhe përkthyesve që kanë punuar gjatë viteve të fundit për trupat e huaja ushtarake, Mujahid u shpreh se ndaj tyre nuk do të ketë asnjë lloj hakmarrjeje. Ai shkoi dhe më tej duke i ftuar ata të mos largohen nga vendi.

“Asnjë nuk do të trajtohet me hakmarrje. Ne nuk duam që të rinjtë që janë rritur në Afganistan të largohen. Ata janë asetet tanë. Askush nuk do të trokasë në dyert e tyre dhe t’i dhunojë se për kë kanë punuar. Do të jenë të sigurt dhe nuk do të përndiqen”, shtoi Mujahid.

Akuza të ashpra zëdhënësi i talebanëve lëshoi dhe ndaj qeverisë së Ashraf Ghani. Mujahid deklaroi se talebanët nuk kishin asnjë qëllim që të hynin në Kabul, por të ushtronin presion ndaj qeverisë deri në tranzicionin e pushtetit. Sipas Mujahid qeveria e mëparshme ishte totalisht e paaftë dhe e braktisi detyrën.

Tags: grate ne kabulsituata ne afganistantalebanet
Previous Post

Papa Françesku mbështet vaksinimin kundër Covid-19, e konsideron një “akt dashurie”

Next Post

SHBA, BE dhe 19 vende, mes tyre Shqipëria thirrje talebanëve: Respektoni të drejtat e grave

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Presidenti afgan: U largova nga vendi për të shmangur gjakderdhjen

SHBA, BE dhe 19 vende, mes tyre Shqipëria thirrje talebanëve: Respektoni të drejtat e grave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.