TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rikthyer Rrugën e Rinasit në gjendjen e mëparshme. Tashmë rruga do të hapet me dy kalime dhe po studiohet mundësia e hapjes së një rruge të re për të çuar në aeroport. Ky është njoftimi i bërë publik ditën e sotme nga ARRSH, të cilët thonë se drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.
NJOFTIMI:
Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq. Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit. Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes