Tiranë- Nga sot bllokohet qarkullimi tek sheshi “Shqiponja”, për shkak të punimeve të Unazës së Re tek Astiri.
Në një konferencë të përbashkët ndërmjet ARRSH-së dhe Policisë së Shtetit u bë me dije se kalimi do të jetë i mundur vetëm për ambulancat, ndërsa iu kërkohet drejtuesve të mjeteve të zgjedhin akse të tjera për kalimin e tyre.
“Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm ambulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”,– tha përfaqësuesi i policisë.
Situata mësohet se do të jetë e përkohshme, ndërsa paraprakisht thuhet se do të zgjasë 3 apo 4 muaj.