Një ngatërresë e tmerrshme ka ndodhur gjatë një operacioni për të abortuar një fëmijë të pashëndetshëm, në mënyrë që të shpëtonte jetën e binjakut më të shëndetshëm, në një spital në Birmingham.
Tragjedia e paimagjinueshme ka ndodhur pas një gabimi të mjekëve, të cilët vunë re se një nga binjakët nuk ishte formuar si duhet në barkun e nënës. Në këto kushte, ata vendosën që të sillnin në jetë fëmijën e shëndetshëm dhe të abortonin foshnjën e sëmurë.
Për fat të keq, gjithçka ka qenë fatale, pasi mjekët ngatërruan foshnjën e shëndetshme me atë të sëmurë dhe ngjarja rezultoi fatale. Dr. Fiona Reynolds, mjeke në spital, tha zyrtarisht se vdekja e foshnjës ishte një “gabim fatal”, por janë vendosur protokolle të reja për të zvogëluar gjasat që incidenti të përsëritet.
Sipas saj, vdekjet u shkaktuan nga disa “gabime themelore“: “Fatkeqësisht, gjatë një procedure të specializuar të fetusit, që përfshinte operimin brenda mitrës për të ndarë dhe potencialisht për të shpëtuar jetën e një binjaku të vetëm që ndante të njëjtën placentë, ndodhi një gabim fatal”.
Vdekja e bijakëve është regjistruar si një prej 700 gabimeve në maternitetet NHS në Angli, që kanë rezultuar në fatalitete.