Banorët e Singaporit janë të privuar nga gjumi. Dhe nuk është vetëm numri i pakët i orëve të gjumit që po shkakton mungesën e energjisë, por gjithashtu edhe koha e tepërt që po kalojnë në punë dhe në internet, të paktën sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar nga Sleepseeker.
Në fakt, nga 15 vendet më të lodhura në botë, Singapori kryeson listën.
“Rezultati i lodhjes” që shënoi çdo vend u bazua në të dhëna si numri i orëve dhe minutave të humbura nga tetë orë gjumë që rekomandohen në përgjithësi dhe sasia ditore e kohës para ekranit që kaluan njerëzit në vende të ndryshme.
Shtetet ‘më të lodhura’:
Singapori
Meksiko
Brazili
SHBA
Japonia
Mbretëria e Bashkuar
Zelanda e Re
Australia
Kina
Kanadaja
Italia
Zvicra
Gjermania
Franca
Holanda.
Shtetet që punojnë më shumë orë në vit:
Meksiko
Singapori
Kina
SHBA
Zelanda e Re
Japonia
Italia
Brazili
Kanadaja
Mbretëria e Bashkuar
Australia
Zvicra
Franca
Holanda
Gjermania.
Meksika është në një pozicion kaq të lartë në listë, për shkak të ekonomisë së saj që po përjeton një rritje tepër të shpejtë dhe popullsia gjithashtu po has vështirësi në balancimin e jetës së punës dhe asaj personale.
Shtetet ku kalohet më shumë kohë në internet, në vit:
Brazili
Meksika
Singapori
SHBA
Italia
Zelanda e Re
Kina
Kanadaja
Mbretëria e Bashkuar
Australia
Zvicra
Holanda
Franca
Gjermania
Japonia.