Lajmi se aktorja Jennifer Lawrence do të bëhet nënë për herë të parë u bë publik vetëm dy ditë më parë dhe që tani kemi fotot e saj me barkun e rrumbullakosur. Aktorja nuk i ka shpëtuar syrit të paparacëve që e kanë ndjekur këmba këmbës për të siguruar shkrepjet e saj shtatzënë.
Një përfaqësuese për aktoren 31-vjeçare, e konfirmoi shtatzëninë e saj të mërkurën, duke zbuluar se ajo është duke pritur fëmijën e parë me partnerin, Cooke Maroney. Lawrence dhe Maroney u takuan përmes mikeshës së përbashkët Laura Simpson, duke dalë në mënyrë sekrete verën e vitit 2018, para se të fejoheshin në shkurt të vitit 2019. Data e lindjes së Lawence ende nuk dihet, sepse ajo ende nuk ka treguar saktësisht se sa muajshe shtatzënë është.