• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

TikTok nën hetime për çështje të privatësisë

16/09/2021
in Teknologji
0
TikTok nën hetime për çështje të privatësisë

Aplikacioni i videove TikTok po hetohet nga ana e Komisionit Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) për dy çështje që lidhen me privatësinë.

DPC është rregullatori kryesor në BE për çështjen e të dhënave personale. Ky institucion po heton çështjen e përpunimit të të dhënave personale të fëmijëve dhe nëse TikTok vepron në bazë të ligjeve të BE-së sa i takon transferimit të të dhënave personale në vende të tjera, siç është Kina, transmeton BBC.

TikTok ka thënë se çështja e privatësisë është përparësia kryesore e kompanisë. DPC tha se po hetonte në mënyrë specifike çështjet e lidhura me GDPR.

GDPR është rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë në Bashkimin Evropian dhe Zonën Ekonomike Evropiane. Kjo rregullore gjithashtu adreson çështjen e transferimit të të dhënave personale jashtë zonës së BE.

Në bazë të këtyre ligjeve të BE-së gjobat ndaj kompanive të teknologjisë në rast të shkeljeve mund të shkojnë deri në 4% të qarkullimit global.

DPC-ja ka thënë se hetimi i parë ka të bëjë me “përpunimin e të dhënave personale për përdoruesit nën moshën 18 vjeç, dhe masat e verifikimit të moshës për personat nën 13 vjeç”.

Ndërsa çështja e dytë që do të shqyrtohet është se sa transparent ka qenë TikTok për mënyrën sesi përpunon të dhëna të tilla. Kjo nuk është hera e parë që DPC ka hetuar çështje të tilla për aplikacionet.

Në tetor të vitit 2020, rregullatori njoftoi se po hetonte trajtimin e të dhënave personale të fëmijëve nga Instagram, një aplikacion që është në pronësi të kompanisë Facebook.

Aplikacioni Tiktok tashmë është përballur me një veprim të ngjashëm juridik në Mbretërinë e Bashkuar, të kryesuar nga një ish-komisioner për çështjen e të drejtave të fëmijëve. Hetimi i dytë i shpallur këtë javë paraqet një problem më unik për TikTok.

DPC tha se çështja ka të bëjë me “transferimet e të dhënave personale në Kinë nga ana e TikTok”.

Aplikacioni TikTok është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance dhe është përballur vazhdimisht me akuza se të dhënat e përdoruesve i ndanë me kompanitë kineze, mbase edhe me qeverinë kineze. Kompania ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat.

Në kohën kur president i SHBA-së ishte, Donald Trump, ky aplikacion ishte pothuajse tërësisht i ndaluar në SHBA. Vendimi megjithatë është hedhur poshtë ndërkohë.

Shqetësimi më i thellë nga hetimi i DPC -së është nëse TikTok po i bindet rregullave të BE -së për transferimin e të dhënave në të ashtuquajturat “vende të treta”, për të cilat BE-ja nuk ka dhënë një miratim sa i takon ligjeve të tyre të privatësisë.

Në përpjekje për të shmangur akuzat, TikTok tashmë ka bërë një sërë ndryshimesh në sistemet e tij. Në janar, kompania vendosi që gjitha llogaritë nën moshën 16-vjeç të jenë private si një përpjekjeje për të përmirësuar sigurinë e fëmijëve në platformë.

Në muajin korrik TikTok ka fshirë miliona llogari për të cilat tha se i përkisnin personave nën 13-vjeç, të cilët nuk do të duhej të lejoheshin fare të përdornin platformën.

Ndërsa në muajin gusht TikTok njoftoi se nuk do të dërgojë njoftime në llogaritë e fëmijëve gjatë periudhave të caktuara të ditës në mënyrë që t’i ndihmojë ata të studiojnë apo të pushojnë.

“Ne kemi zbatuar politika dhe kontrolle të gjera për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve. Ne synojmë të bashkëpunojmë plotësisht me DPC”, tha TikTok përmes një deklarate.

Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ka një rol kryesor në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të dhënave persona nga kompanitë e mëdha të teknologjisë në botë. Në Irlandë janë të vendosura selitë evropiane të kompanive TikTok, Facebook dhe Google.

Ndaj këtij rregullatori ka pasur kritika për një qasje të dobët ndaj zbatimit të rregulloreve./REL

Tags: dpchetohet aplikacionitik tok
Previous Post

Zbulohet mozaiku 3500 vjeçar në Turqi, konsiderohet më i vjetri në botë

Next Post

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria dhe Kosova njohin rritje, ja klasifikimi i kombëtareve

Related Posts

Spotify pushon 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

Spotify pushon 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

28/01/2023
WhatsApp sjell update-in e ri që shumë prej nesh kanë qenë duke e pritur

WhatsApp sjell update-in e ri që shumë prej nesh kanë qenë duke e pritur

24/12/2022
WhatsApp

Risia e fundit nga WhatsApp/ Përdoruesit kanë mundësi të nisin mesazhe ‘sekrete’ vetes

03/12/2022
Elon Musk bën ndryshimin e parë në Twitter dhe s’është lajm i mirë për përdoruesit

Elon Musk bën ndryshimin e parë në Twitter dhe s’është lajm i mirë për përdoruesit

05/11/2022
Ç’po ndodh me Instagramin? Mijëra llogari bllokohen

Ç’po ndodh me Instagramin? Mijëra llogari bllokohen

01/11/2022
Bien ndjeshëm shitjet në gjigantët e teknologjisë, Google dhe Microsoft goditen ekonomikisht

Bien ndjeshëm shitjet në gjigantët e teknologjisë, Google dhe Microsoft goditen ekonomikisht

29/10/2022
Next Post
Renditja e FIFA-s/ Shqipëria dhe Kosova njohin rritje, ja klasifikimi i kombëtareve

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria dhe Kosova njohin rritje, ja klasifikimi i kombëtareve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.