Vaksina do të jetë e detyrueshme në Botërorin e vitit të ardhshëm. Katari, i cili është vendi organizator i Botërorit për vitin e ardhshëm, po kërkon vaksinim të detyrueshëm për të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në kompeticionin madhor.
Autoritetet shëndetësore të Katarit kanë diskutuar me qeverinë e futbollit botëror, FIFA dhe me palët e treta që t’i garantojnë se të gjithë lojtarët pjesëmarrës të kenë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Katari ka njoftuar më parë edhe tifozët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion nëntorin e vitit tjetër se duhet të jenë të kompletuar si të vaksinuar, dhe tani më kjo gjë pritet të jetë edhe për lojtarët dhe stafet e kombëtareve respektive.