Arkeologët austriakë kanë nxjerrë në dritë disa objekte ari rreth 3 000-vjeçare.
“Zbulimet përfshijnë një tas ari me diametër rreth 12 centimetra, i gjetur midis mbetjeve të një vendbanimi të Epokës së Bronzit, pranë Ebreichsdorf, në jug të Vjenës”, tha arkeologia Michaela Binder.
Sipas Binder, ena mund të jetë importuar nga Gjermania veriore ose Skandinavia për qëllime tregtare, pasi tasa të ngjashëm janë gjetur në ato vende.
“Kjo është arsyeja pse këto gjetje janë kaq domethënëse”, shtoi ajo.
Për Binder, një gjetje edhe më e jashtëzakonshme se ena ishte një lëmsh ??fijesh të holla ari të varrosura gjithashtu në vendgërmim. Një analizë në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë zbuloi se ishin mbetjet e një pëlhure të thurur me ar, nga e cila kishin mbijetuar vetëm pjesët e metalit të çmuar.