• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Japonia dhe Singapori me pasaportat më të fuqishme në botë, ja ku renditet Shqipëria

08/10/2021
in Botë
0
Japonia dhe Singapori me pasaportat më të fuqishme në botë, ja ku renditet Shqipëria

Nga gati 200 pasaporta, pasaporta e Japonisë mbretëron si pasaporta më e fuqishme në botë për të katërtin vit radhazi, sipas Indeksit të Pasaportave Henley të vitit 2021, të publikuar më 5 tetor. As këtë vit, SHBA-ja nuk u përfshi ndër pesë vendet e para.

Henley & Partners, një firmë globale këshilluese për shtetësinë, me qendër në Londër, përdor të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror për të renditur pasaportat duke u bazuar në numrin e përgjithshëm të destinacioneve që mund të aksesojnë mbajtësit e tyre, pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Indeksi përfshin 199 pasaporta dhe 227 destinacione udhëtimi.

“Për çdo destinacion udhëtimi, nëse nuk kërkohet vizë, atëherë pasaportës në fjalë i jepet 1 pikë. Kjo vlen edhe nëse mbajtësit e pasaportave mund të marrin një vizë pas mbërritjes, një leje vizitori ose një leje elektronike udhëtimi, pas hyrjes,” thonë autorët e listës.

“Aty ku kërkohet vizë, ose kur mbajtësi i pasaportës duhet të aplikojë për një vizë elektronike të miratuar nga qeveria para nisjes, pasaportës i jepet 0 pikë. E njëjta gjë vlen edhe nëse ato kanë nevojë për miratim para nisjes për të marrë një vizë pas mbërritjes në destinacion”.

Siç ndodh zakonisht, tre shtete aziatike – Japonia dhe Singapori në vendin e parë dhe Koreja e Jugut dhe Gjermania në të dytin – kryesuan listën, dhe shumica e shteteve europiane u përfshinë në 10 vendet e para, së bashku me Australinë dhe Kanadanë. Ky është një lajm veçanërisht i mirë për qytetarët japonezë, pasi Japonia nuk i lejon shtetasit e saj të kenë kombësi të dyfishtë, ashtu si edhe pjesa më e madhe e vendeve aziatike. Shtetet e Bashkuara u ngritën një vend në listë nga viti 2020, kur u rendit në vend të tetë pasi pasaporta amerikane mund të aksesonte 184 shtete pa viza.

Sipas indeksit Shqipëria renditet në vendin e 56, ku poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 113 shtete. Maqedonia e Veriut në vendin e 47 me 125 vende të aksesushme, Mali i Zi në vendin e 28 me 123 shtete. Kosova në vendin e 108, ku mund të udhëtohet në vetën 40 shtete.

10 pasaportat më të fuqishme janë:

1.Japonia dhe Singapori; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 192 shtete pa viza.
2.Gjermania dhe Koreja e Jugut; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 190 shtete pa viza.
3.Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 189 shtete pa viza.
4.Austria dhe Danimarka; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 188 shtete pa viza.
5.Franca, Irlanda, Hollanda, Portugalia dhe Suedia; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 187 shtete pa viza.
6.Belgjika, Zelanda e Re dhe Zvicra; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 186 shtete pa viza.
7.Republika Çeke, Greqia, Malta, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 185 shtete pa viza.
8.Australia dhe Kanadaja; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 184 shtete pa viza.
9.Hungaria; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 183 shtete pa viza.
10.Lituania, Polonia dhe Sllovakia; mbajtësit e pasaportave të tyre mund të vizitojnë 182 shtete pa viza.

Tags: japoniapasaportat ne botesingapori
Previous Post

Britania e Madhe heq 47 vende nga ‘lista e kuqe’, vetëm 7 shtete e kanë të ndaluar të kalojnë në kufirin britanik

Next Post

Beyonce zgjedh sërish Valdrin Sahitin dhe i la të gjithë pa fjalë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Beyonce zgjedh sërish Valdrin Sahitin dhe i la të gjithë pa fjalë

Beyonce zgjedh sërish Valdrin Sahitin dhe i la të gjithë pa fjalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.