Konfirmohen 44 raste pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Sarandë, ndërkohë që mbyllet me afat kopshti nr. 3 në qytet.
Njësia Vendore e Shëndetit Publik në Sarandë, konfirmon se vjen në rritje numri i rasteve të personave që rezultojnë pozitiv me koronavirus. Në 24 orët e fundit nga 134 teste të shpejta, 40 raste rezultuan pozitivë, ndërkohë që 4 raste pozitivë janë nga mostrat e dërguara në Institut. Personat e rezultuar pozitiv janë nga profesione të ndryshme. Gjithashtu është mbyllur edhe kopshti nr.3 në qytet për shkak se kanë rezultuar pozitiv dy edukatore.
Edhe nga Njësia Vendore e Shëndetit Publik në Delvinë konfirmohet se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 10 raste, 3 raste nga zona e Vergoit dhe 7 raste nga qyteti Delvinë. Dy raste janë biznes privat, 1 pastiçeri dhe 1 minimarket, që janë mbyllur, si dhe 1 punonjëse bashkie.