• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bisedimet me talebanët/ Reagon SHBA: Diskutimet ishin profesionale dhe të sinqerta

11/10/2021
in Botë
0
Talebanën sulmojnë e rrahin gazetarin dhe kameramanin afgan

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë zhvilluar diskutime të “sinqerta dhe profesionale” me përfaqësues të talibanëve në Doha, Katar, për dy ditë, dhe janë fokusuar në fushën e sigurisë dhe terrorizmit, përfshirë edhe çështje tjera kyçe për Afganistanin.

“Delegacioni amerikan është fokusuar në shqetësimet për siguri dhe terrorizëm dhe rrugë të sigurt për shtetasit amerikanë dhe shtetasit tjerë të huaj, përfshirë partnerët tanë afganë”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price përmes një deklarate më 10 tetor.

Ai ka thënë se diskutimet janë fokusuar në “të drejtat e njeriut, përfshirë pjesëmarrjen e rëndësishme të grave dhe vajzave në të gjitha aspektet e shoqërisë afgane”.

“Të dyja palët kanë diskutuar ofrimin e ndihmës humanitare të Shteteve të Bashkuara drejtpërdrejt për popullin afgan. Diskutimet kanë qenë të sinqerta dhe profesionale dhe delegacioni amerikan e ka përsëritur se talibanët do të gjykohen nga veprimet dhe jo vetëm fjalët e tyre”, ka thënë ai.

Price ka thënë se diskutimet kanë përfshirë “një delegacion ndërinstitucional nga Shtetet e Bashkuara” dhe “përfaqësues të lartë talibanë”. Këto kanë qenë bisedimet e para të drejtpërdrejta mes dy palëve, prej kur talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit në gusht të këtij viti, dhe qëkur trupat perëndimore janë tërhequr nga ky shtet. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se bisedimet nuk nënkuptojnë njohje të rregullit taliban në Afganistan.

Komentet amerikane kanë ardhur pas reagimit të talibanëve, të cilët kanë thënë se bisedimet “shkuan mirë”.

Grupi islamist ka thënë më 10 tetor se Uashingtoni është pajtuar për të ofruar ndihmë humanitare për të ndihmuar në shmangien e krizës ekonomike dhe humanitare në Afganistan, ndonëse ka refuzuar që të njohë udhëheqësit e rinj të shtetit. Zëdhënësi politik i talibanëve, Suhail Shaheen, ka thënë për agjencinë e lajmeve Associated Press se Ministria e Jashtme ka siguruar SHBA-në se udhëheqësit e shtetit nuk do të lejojnë që territori afgan të përdoret nga ekstremistët për të nisur sulme kundër shteteve tjera.

Këto deklarata kanë ardhur një ditë pasi talibanët kanë thënë se nuk do të punojnë me SHBA-në për të frenuar një degë të dhunshme të grupit militant Shteti Islamik, dhe kanë insistuar se autoritetet amerikane mund të merren vetë me grupin. Shteti Islamik, grup militant sunit është armik i talibanëve, SHBA-së dhe Perëndimit.

Ky grup ka marrë përgjegjësinë për një mori sulmesh vdekjeprurëse, përfshirë një sulm vetëvrasës më 8 tetor, që ka lënë të vdekur 46 myslimanë shiitë. Sa kanë qenë në pushtet herën e kaluar, talibanët kanë strehuar Al-Kaidën para se ky i fundit të kryente sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Për pasojë, SHBA-ja ka pushtuar Afganistanin më 2001, dhe ka larguar talibanët nga pushteti./REL

Tags: bisedimet me talebanetshbasituata ne afganistan
Previous Post

Rusia vodhi formulën e vaksinës AstraZeneca për të krijuar Sputnik V

Next Post

Alarmi: Një stuhi diellore, mund të shkaktojë një apokalips dixhital

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Alarmi: Një stuhi diellore, mund të shkaktojë një apokalips dixhital

Alarmi: Një stuhi diellore, mund të shkaktojë një apokalips dixhital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.