• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ndeshja me Poloninë, Berisha: Duhet të japim maksimumin dhe të jemi të fokusuar

11/10/2021
in Sport
0
Ndeshja me Poloninë, Berisha: Duhet të japim maksimumin dhe të jemi të fokusuar

Shqipëria do të luaj nesër në “Air Albania” ndeshjen më të rëndësishme deri më tani sa i përket kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022.

Përballë do te jetë Polonia e Lewandowskit dhe jo vetëm ,e cila është vetëm një pikë poshtë nesh, e një fitore e “kuqezinjve” do rriste maksimalisht shanset për “Play-Off” dhe humbja thuajse do të na nxirrte jashtë, duke ditur së ndeshja e radhës do të jetë ndaj Anglisë kryesuese. Në konferencën e zakonshme për shtyp ka dalë kapiteni Berisha dhe trajneri Edi Reja. Për gardianin e portës tonë, në ndeshjen e nesërme ekipi duhet të jetë i fokusuar, pasi presioni është mbi kundërshtarin.

Sa e rëndësishme është përballja me Poloninë?
Jemi të vetëdijshëm për situatën që jemi tani dhe luajmë një ndeshje të rëndësishme, por edhe nëse sigurojmë vendin e dytë, që na dërgon në play off. Në Europian ka qenë më e lehtë, por ne do të bëjmë lojën tonë dhe shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje.

Sa mund të ndikojë presioni në paraqitjen e nesërme?
E dimë që mund të bëjmë një gjë që nuk e kemi bërë asnjëherë më parë, por e dimë edhe që pas çdo fitoreje, rrugëtimi bëhet më i vështirë. Në ndeshjen e radhës presioni nuk duhet të jetë mbi ne, por mbi Poloninë. Kemi bërë shumë gjëra të mira deri tani, pavarësisht se si do shkojë ndeshja nesër, megjithatë shpresoj ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sa peshon fakti që duhet të fitojmë ndaj Polonisë, për të pasur çdo gjë në duart tona?
Ne duhet të japim maksimumin në fushën e lojës dhe të jemi të fokusuar për të zbatuar porositë e trajnerit. Ndaj tyre kemi bërë shumë mirë në Poloni, por jemi ndëshkuar nga disa gabime, që nuk duhet t’i përsëritim. Duhet të gabojmë sa më pak dhe më pas të provojmë të shënojmë me kualitetet që kemi. Mund ta fitojmë, duke qenë se kemi edhe tifozët në stadium,. Që do të na ndihmojnë jo pak,. E thashë edhe më herët, që presioni do të jetë mbi polakët, më shumë sesa mbi ne.

Sa ndikon mungesa e Gjimshitit dhe si e sheh përballjen me Lewandowskin?
Dihen vlerat e Beratit, që po bën shumë mirë si në kombëtare, ashtu edhe në klubin ku luan, ndaj do të jetë një mungesë e rëndësishme për fatin tonë të keq. Megjithatë edhe Veseli ka bërë mirë në ndeshjen e fundit dhe mendoj se duhet të jemi kompaktë dhe të bëjmë më të mirën, kushdo që luan. Lewa është ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim aktualisht dhe jemi të vetëdijshëm, por duhet ta ndalojmë si skuadër. Nëse ia dalim, do të jetë një sukses.

Për nga presioni dhe emocionet, me cilën ndeshje mund ta krahasosh këtë me Poloninë?
Ka shumë ndeshje që përngjajnë me këtë përballje, si ajo me Norvegjinë apo ajo me Serbinë. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe duhet ta marrim me qetësi, pasi kemi bërë shumë mirë deri tani dhe nuk është fundi i botës nëse humbim ndaj Polonisë, që është një kundërshtar i fortë. Do të mundohemi të bëjmë detyrat që na ngarkon trajneri dhe të provojmë të shfrytëzojmë kualitetet.

A keni punuar për të shmangur gabimet në goditjet standarde?
Jemi munduar të ushtrohemi në goditjet standarde, pasi është fakt që Polonia e fitoi ndeshjen falë tyre. Edhe ndaj Hungarisë patëm një situatë të sikletshme, ku ata goditën edhe shtyllën. Megjithatë në këtë situatë, më shumë vlen përqendrimi sesa gjëra të tjera, ndaj nesër do mundohemi të jemi më të vëmendshëm. Edhe në të kaluarën jemi ndëshkuar në minutat e fundit nga goditjet standarde, ndaj duhet të jemi të përgatitur dhe të vlerësojmë maksimalisht këto situata. 

Tags: air albaniaboterori katar 2022kombetarja shqiptarendeshja me polonine
Previous Post

3-vjeçarja Maddie McCann ka vdekur/ U vra nga një gjerman 14 vite më parë

Next Post

“Vetëvrasja e Katsifas”, Prokuroria pushoi hetimet, gjykata kthen çështjen

Related Posts

Granit Xhaka vlerësohet si ‘Futbollisti më i mirë në Zvicër’

Granit Xhaka vlerësohet si ‘Futbollisti më i mirë në Zvicër’

28/01/2023
Përballja Ronaldo- Messi, kjo është shuma që do të fitojë PSG nga miqësorja me Arabinë Saudite

Përballja Ronaldo- Messi, kjo është shuma që do të fitojë PSG nga miqësorja me Arabinë Saudite

17/01/2023
Brenda ‘kështjellës’ marramendëse ku po qëndron Ronaldo dhe familja e tij në Arabinë Saudite

Brenda ‘kështjellës’ marramendëse ku po qëndron Ronaldo dhe familja e tij në Arabinë Saudite

14/01/2023
Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, prezantohet sot braziliani Sylvinho

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, prezantohet sot braziliani Sylvinho

09/01/2023
Real Madrid gati ‘të thyejë’ merkaton, përgatit 1 miliard euro për Kylian Mbappe

Pas Botërorit, rikthehet futbolli europian

31/12/2022
Messi, Ronaldo dhe klubi i Santos mesazhe ngushëllimi për Pele! E gjithë bota e futbollit në zi

Messi, Ronaldo dhe klubi i Santos mesazhe ngushëllimi për Pele! E gjithë bota e futbollit në zi

30/12/2022
Next Post
“Vetëvrasja e Katsifas”, Prokuroria pushoi hetimet, gjykata kthen çështjen

“Vetëvrasja e Katsifas”, Prokuroria pushoi hetimet, gjykata kthen çështjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.