Nuk është hera e parë që prindërve u vijnë këshilla të vazhdueshme për të mos I lejuar fëmijët të shikojnë “Squid Game” në Netflix.
Kjo ka qenë edhe porosia e fundit e një këshilli në jug të Anglisë, që u ka bërë me dije prindërve të mos i lejojnë fëmijët të shikojnë “Squid Game”, pasi raportohet se fëmijët e moshës gjashtëvjeçare po kopjojnë sfidat e dhunshme.
Ekipi mbrojtës i edukimit nga Këshilli Qendror i Bedfordshire u dërgoi një email prindërve dhe kujdestarëve për t’i nxitur të “jenë vigjilentë, pasi dëgjojnë raportet se fëmijët dhe të rinjtë po kopjojnë lojëra dhe dhunë nga seria e re e Netflix, “Squid Game”.
Megjithëse shumë nga lojërat e paraqitura në serial kërkojnë armë dhe pajisje të specializuara, disa janë versione të dhunshme të lojërave të thjeshta për t’u rikrijuar nga fëmijët.