Të paktën 35 persona janë vrarë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat e dendur në shtetin jugor indian Kerala. Autoritetet thonë se numri i vdekjeve mund të rritet ndjeshëm në orët në vijim.
Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Katastrofave dhe ushtria indiane vendosën ekipe për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit pasi shumë njerëz janë ende të zhdukur. Operacionet janë duke u zhvilluar për pastrimin e rrugëve .
Në vitin 2018, Kerala pësoi përmbytje katastrofike kur reshjet e mëdha të shiut gjatë sezonit të musonit vranë më shumë se 400 njerëz, ndërsa qindra mijëra të tjera u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Kryeministri i shtetit, Pinarayi Vijayan, u bëri thirrje banorëve të kenë kujdes edhe pse reshjet e mëdha të shiut nisën duke u zvogëluar. Më shumë se 100 kampe ndihme u ngritën në vend, shtoi ai.
Shirat jo sezonalë-që vijnë pas sezonit të musonit-u shkaktuan nga një sistem me presion të ulët mbi Detin Arabik ngjitur. Pelegrinazhi kryesor i shtetit në faltoren e shquar Sabarimala u shty. Zyra e motit në Indi parashikoi reshje të dobëta deri mesatare në rajon gjatë 24-48 orëve të ardhshme.