Billie Eilish ka pasur një vit me shumë ngjarje, nga publikimi i një albumi të ri të jashtëzakonshëm deri tek pamja magjepsëse në tapetin e kuq në Met Gala. Tani, Eilish ka hyrë në botën e bukurisë dhe kozmetikës.
Parfumi i saj i parë, i quajtur Eilish, do të dalë në treg në nëntor të këtij viti. Këngëtarja, një veganr për shumë vite, u sigurua që aroma të ishte vegane, pa mizori dhe e bërë me përbërës të pastër. Eshtë aroma e përsosur e dimrit, me kakao, vanilje dhe erëza të ngrohta. “Është thjesht shumë komode për mua dhe sensuale”, tha Eilish për ELLE.com.
Eilish donte që aroma të ishte një përfaqësim i vetes. Shishja simbolizon pjesën e preferuar të Eilish në trupin e saj: gjoksin, qafën dhe klavikulën.
Për Eilish-in, aroma sjell gjithashtu kujtime nga dhoma e fëmijërisë. “Më kujton kur isha 14 vjeç. Kisha një këmishë të preferuar. Nuk e di pse kjo aromë më kujton atë këmishë. Mendoj për dollapin ku e mbaja atë këmishë. Një dollap i madh prej druri, i cili kishte një aromë të tillë. “ Kjo ndjenjë nostalgjie është një nga gjërat kryesore që Eilish dëshiron për njerëzit që do të përdorin aromën e saj të re: “Unë gjithmonë dua që njerëzit të ndiejnë nostalgji. Eshtë një nga dhuratat më të mira që kemi në jetë dhe gjithashtu të qenit sentimentale. Do të doja të mos isha aq nostalgjike dhe sentimentale sa jam, por jam thjesht e fiksuar me kujtimet.”