Gjykata e lartë e Indisë ka miratuar vendimin e qeverisë për të ndihmuar financiarisht me 50,000 rupi (674 dollarë) familjarët e viktimave për shkak të Covid-19. Urdhri i Gjykatës së Lartë pasoi një peticion të avokatëve që kërkonin shpërblim, sipas ligjeve të Indisë për menaxhimin e fatkeqësive.
India ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 447,000 viktima nga Covid-19 deri më tani. Të hënën qeveria tha se “të afërmit e personave të vdekur” do të marrin kompensim brenda një muaji nga aplikimi.