Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ishin protagonistë të një momenti paksa të pakëndshëm kur tentuan të përshëndeten në konferencën e klimës në Glasgow.
Kryeministri indian në shenjë respekti të madh për Guterres, iu afrua për ta përshëndetur, por ai moment paska i vuri në siklet që të dy, e këtë moment e kanë kapur kamerat e televizioneve.
Nga kënde të ndryshme dukej sikur kryeministri Modi dhe Guterres do të “putheshin”, e kjo bëri që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së të qëndrojë paksa më i tërhequr. Mjaftoi ky moment që pamjet për pak minuta të bëhen virale dhe të jetë temë diskutimi nëpër rrjetet sociale.