Pas 396 vitesh, mesnatën e së hënës, Barbados i njohur si vendi i origjinës së Rihanna-s u shpall zyrtarisht republikë! Pasi ora shënoi 12:00, flamuri mbretëror që përfaqëson mbretëreshën, u ul mbi sheshin e Heronjve të mbushur plot me njerëz, që prisnin të festonin statusin e ri të vendit.
Në ceremoni, s’mund të mungonte Rihanna, e cila u shpall gjithashtu heroinë kombëtare. Vendimin për t’u shkëputur nga Britania e Madhe, kryeministri e komentoi duke thënë se “kishte ardhur koha që Barbados ta linte pas jetën si koloni”.