Thashethemet qarkullojnë për të disatën herë dhe Rihanna është, sipas tyre, sërish shtatzënë. Por a ka diçka të vërtetë në këtë mes?
Me gjasë jo. ”A mund të vij te festa e bebit tënd? E vërtetë apo jo, fëmijët e tu do të jenë të bukur,” i shkroi një fanse Rihanna-s. Sipas Elle, ajo iu përgjigj me shaka se “ajo nuk ka ardhur në 10 festat e mëparshme”. Sipas RiRi-t, ky thashethemi i shtatzënisë përsëritet çdo vit.
Së fundmi, Rihanna u nderua si heroinë kombëtare nga vendlindja e saj, Barbados, i cili u shkëput nga Mbretëria e Bashkuar dhe u bë republika më e re në botë. Ajo u shfaq me një fustan saten dhe sipas njerëzve në internet dhe disa mediave, dukej sikur ishte shtatzënë. Por mesa duket, ajo dhe A$AP Rocky nuk do të bëhen prindër.