Në një intervistë për “Kryefjala”, Albërije Hadërgjonaj ka folur për situatën e mbesës së saj Beatrix Ramosaj në “Big Brother”. Ajo ka thënë se e sheh shumë të sinqertë brenda dhe se ajo është një vajzë naïve që beson verbërisht në dashuri.
E pyetur rreth trekëndëshit Bora-Donald-Beatrix, Albërija ka thënë se Trixa nuk i detyrohet asgjë Borës, por ka qenë keqmenaxhimi i situatës nga produksioni që ka shkaktuar këtë dramë, viktimë e së cilës sipas saj janë Beatrixa dhe Donaldi.“Është shumë normale që dy të rinj të dashurohen. Beatrixa s’ka qenë shoqe e Borës dhe s’i detyrohet asgjë. Shto këtu faktin që Bora e Donaldi ishin të ndarë prej 8 muajsh dhe, me sa kuptoj, e gjithë kjo u bë për show dhe viktimë e gjithë kësaj është Donaldi dhe Beatrixa. Produksioni duhet të kishte vënë në dijeni Donaldin që Bora ka pranuar dhuratën e tij dhe e mbante, por bën të kundërtën: futën Meridianin për t’i dhënë informacion që jashtë ti nuk e di ca bëhet. Mbase jam gabim, por unë si publik kështu e perceptoj,” -u shpreh Albërija.
“Atyre po u bëhet një gjyq publik nga njerëz që s’kanë asnjë të drejtë të japin, as marrin, nga dy njerëz që pëlqehen. Produksionit mbas daljes së Fifit u duheshin këta të dy për shikueshmëri. Ata po e bastardojnë dhe po dëmtojnë imazhin e të treve dhe më vjen shumë keq! Boll më, se janë tre familje të cënuara moralisht!”